
LAJMI I FUNDIT/ Ngjarje e rëndë në Fier, burri qëllon me thikë gruan e tij: Gjen vdekjen e menjëhershme


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Sheq të qytetit të Fierit, ku shtetasi me inicialet D.M, ka qëlluar për vdekje me thikë gruan e tij.
Ngjarja ndodhi në banesën ku jetonte cifti, ndërkohë goditja ka qenë fatale për shtetasen me inicialet I.M, e cila ka ndërruar jetë.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon per zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së rëndë.