Lajmi i Fundit/ Ishin nisur për të rregulluar një defekt, automjeti i OSHEE bie në lumin Drino, humbin jetën dy elektriçistët (EMRAT)

17/02 7:21
Credits to Apollon TV
Lajmi i Fundit/ Ishin nisur për të rregulluar një defekt, automjeti i OSHEE bie në lumin Drino, humbin jetën dy elektriçistët (EMRAT)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesnatën e sotme në Gjirokastër. Burimet bëjnë me dije se një automjet i OSHEE është rrëzuar në lum, pranë fshatit Lazarat, ndërsa kanë vdekur dy elektriçistë.

Dy punonjësit e OSHEE-së të cilët janë identifikuar si Selfo Kallfa dhe Ismet Isaraj, kishin shkuar për të rregulluar një avari që ishte konstatuar në fshatin “Asim Zeneli”, por kanë humbur drejtimin e mjetit për shkak të errësirës dhe kanë rënë në lumin Drino.

Si pasojë e terrenit të keq dhe errësires, mjeti me të cilin lëviznin dy punonjësit e OSHEE, ka rënë në kontakt me një rruge të deformuar pranë bregut të lumit dhe e kanë pasur të pamundur për të manovruar mjetin.

Dy elektriçistët e kanë pasur të pamundur që të dalin nga mjeti, ndërkohë që makina është marrë nga uji për disa metra. Menjëherë pas sinjalizimit kanë mbërritur në zonë punonjës rë zjarrfikësve, por për shkak të terrenit dhe motit të acartë është bërë i vështirë operacioni i kërkim shpëtimit.

Dy elektriçistët, që dyshohet se janë ende brenda në mjet, pritet që të nxirren me polumbarë që kanë shkuar nga Tirana drejt Gjirokastrës, ndërsa ka shanse të pakta se ndonjëri prej tyre mund të ketë shpëtuar.

Situata po monitorohet deri në nxjerrjen nga thellësia të trupave dhe automjetit të OSHEE nga kryebashkiaku i Gjirokastrës Flamur Golemi, prefekti Odise Kote dhe drejtori i Policisë së Gjirokastrës Fatmir Hoxha.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.