LAJMI I FUNDIT/ Gjermania sërish në izolim, Merkel urdhëron mbylljen e shkollave dhe dyqaneve deri më 10 janar.

13/12 11:28
Credits to Apollon TV
LAJMI I FUNDIT/ Gjermania sërish në izolim, Merkel urdhëron mbylljen e shkollave dhe dyqaneve deri më 10 janar.

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka urdhëruar ditën e sotme masa më të rrepta kundër koronavirusit. Mësohet se Kancerlarja Merkel ka dhënë urdhër për mbylljen e shumë dyqaneve, shkollave dhe qendrave të kujdesit ditor, duke filluar nga dita e mërkurë.

Në një konferencë për shtyp pas takimit me udhëheqësit federalë dhe shtetërorë gjermanë, Merkel është shprehur se vendi ka nevojë urgjente për të adresuar rritjen e madhe të infeksioneve nga Covid-19.

Kufizimet e reja do të jenë në fuqi të paktën deri më 10 janar për të ndihmuar në trajtimin e valës së dytë të pandemisë së koronavirusit, që kërcënon të mbingarkojë sistemin shëndetësor të Gjermanisë.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.