Aksident me plagosje ne Fier, parakalimi i gabuar çon ne përplasjen e dy automjeteve

25/11 19:55
Credits to Apollon TV

LAJMI I FUNDIT/ Aksident me plagosje ne Fier, parakalimi i gabuar çon ne përplasjen e dy automjeteve vetëm disa minuta më parë në aksin rrugor nacional Fier – Patos në vëndin e quajtur “Kthesa e Mbyetit”.

Një automjet tip Fiat Doblo me targa AA 759 HI është përplasur me një automjet tip Opel zafira me targa AA 084 ZN.

Burime policore nga vëndi I ngjarjes pohuan se në automjetin tip fiat udhëtonte drejtuesi I mjetit me bashkëshorten .

Të plagosur lehtë kanë mbetur vetëm dy drejtuesit e mjeteve që ndodhen në spitalin Fier dhe po marrin mjekimin.

Policia Jep Detajet
Informacion paraprak

Sot rreth orës 20:10, në aksin rrugor Patos-Fier, mjeti tip “Fiat” me drejtues shtetasin A. Ç., 30 vjeç, banues në Fier, është përplasur me mjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin B. Q., 71 vjeç, banues në Fier.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe shtetasja M. Q., 70 vjeçe, të cilët ndodhen në spitalin rajonal Fier, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.