Lajm i trishtë: Ndërron jetë nga Covid-19 gazetari i mirënjohur i Radio Shkodrës dhe TVSH-së

23/12 19:30
Credits to Apollon TV

Lajm i hidhur për botën e medias, por jo vetëm, për familjen Plani e gjithë të dashurit.

Sot ka ndërruar jetë nga Covid-19 gazetari i mirënjohur i Radio Shkodrës, TVSH-së dhe Deutsche Welle në shqip, si dhe i mediave te tjera lokale, Lek Plani.

Lajmin e ka bërë me dije Unioni i Gazetarëve Shqiptarë me anë të një shënimi në rrjete sociale. Stafi i Newsbomb i shpreh ngushëllimet familjes Plani. 

Njoftimi i UGSH

Siç njofton kolegu dhe kryetari i UGSH qarku Shkoder Gasper Marku, sot ka humbur betejen me COVID-19 gazetari i njohur, miku dhe bashkepunetori i shkelqyer, i mirenjohuri i Radio Shkodrës, TVSH, Deutsche Welle në Shqip, si dhe i mediave te tjera lokale, Lek Plani.

Për orarin e ceremonisë mortore, do të njoftohet në një moment të dytë.

Ngushëllime familjes “Plani”!

Pushofsh më paqe, kolegu, shoku, miku ynë i mirë, Leka!

Zyra e Shtypit

Unioni i Gazetareve Shqiptare

Shpërndaje

TË NGJASHME

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.