Lajm i mirë për turizmin bregdetar në Fier

02/04 15:29
Credits to Apollon TV
Lajm i mirë për turizmin bregdetar në Fier


Lajm i mirë për turizmin bregdetar në Fier
.
Bashkia e Fierit “mer patentën” e vendit të zhvillimit të garave kombëtare dhe rajonale me kuaj.
Në kalendarin e përvitshëm të Federatës Shqiptare të Sporteve me Kuaj futet edhe gara me kuaj që do të zhvillohet në vijën bregdetare të Fierit: Darëzezë – Pishporo. Sipas një shkrese zyrtare të mbërritur në Bashkinë e Fierit, ko garë do të zhvillohet cdo vit, në javën e fundit të muajit maj.
Ana teknike dhe profesionale e zhvillimit të kësas gare do të merret përsipër nga Federata Shqiptare e Sporteve me Kuaj.

Në bazë të Rregullores që shoqëron këtë shkresë pranë Bashkisë së Fierit, në garën me kuaj do të marrin pjesë të gjitha klubet sportive dhe kalorësit që janë të anëtarësuar pranë FSHSK dhe të gjithë kuajt në garë do të jenë të pajisur me pasaportë dhe certifikatë shëndetësore.
Bashkinë e Fierit dhe Federata Shqiptare e Sporteve me Kuaj do të kenë një angazhim maksimal për të zhvilluar një garë të denjë në promovimin e sportit me kuaj në Qarkun Fier.

Sipas kryebashkiakut të Fierit, Armando Subashi, futja e garës me kuaj në kalendarin e përvitshëm të Federatës Shqiptare të Sporteve me Kuaj dhe zhvillimi i saj në Fier është një arritje fantastike që i jep turizmit bregdetar në Fier një dimension tjetër.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.