Lajm i MIRË për emigrantët shqiptarë, qeveria greke shtyn lejet e qëndrimit, ja cilat kategori përfitojnë

24/03 18:26
Credits to Apollon TV
Lajm i MIRË për emigrantët shqiptarë, qeveria greke shtyn lejet e qëndrimit, ja cilat kategori përfitojnë

Qeveria greke ka vendosur të shtyjë lejet e qëndrimit të emigrantëve deri më 31 dhjetor 2021. Lajmi u bë me dije dje nga faqja zyrtare e ministrisë së Migracionit. Ky vendim vlen për kategoritë:

-Për leje qëndrimi të cilat kanë skaduar nga data 1.1.2020 deri më 31.07.2020 dhe vlefshmëria e tyre ishte shtuar deri më 31.03.2021

-Për leje qëndrimi të cilat kanë skaduar nga data 1.08.2020 ose skadojnë deri më 31.03.2021 dhe vlefshmëria e tyre shtyhet për 8 muaj nga data e skadimit

 -Për leje qëndrimi që skadojnë nga data 1.04.2021 deri 30.12.2021. Autoritetet në vendin fqinj sqarojnë se emigrantët me vërtetime blu që duan të kalojnë në Greqi dhe anasjelltas, duhet edhe plotësimi i formularit të posaçëm në ambasadën ose konsullatat greke në Shqipëri.

Duke iu referuar pandemisë dhe shifrave të larta të infektimeve me Covid-19, Greqia ka shtyrë deri më 5 prill kufizimet e lëvizjes me vendet jo anëtare të BE, të cilat pritet të zgjaten deri në muajin maj.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.