
Lajm i MIRË: Arabia Saudite liberalizon vizat turistike për shqiptarët

Arabia Saudite liberalizon vizat turistike për shqiptarët. Lajmi i mirë është konfirmuar nga ministria e Jashtme, e cila bën të ditur se tashmë të gjithë qytetarët shqiptarë që dëshirojnë të vizitojnë Arabinë Saudite për arsye turistike, mund të aplikojnë për një vizë elektronike ose vizë me mbërritjen në një nga pikat hyrëse të Arabisë Saudite.
“Lajm i mirë!
Tani, të gjithë qytetarët shqiptarë që dëshirojnë të vizitojnë Arabinë Saudite për arsye turistike, mund të aplikojnë për një vizë elektronike ose vizë me mbërritjen në një nga pikat hyrëse të Arabisë Saudite.
Tashmë, Shqipëria është përfshirë në listën e vendeve në Grupin A.”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Jashtme.