LAJM I FUNDIT/ Tronditet Vlora: Gruaja mban burrin e vdekur prej ditësh në shtëpi, policët thyejnë derën dhe “vënë duart në kokë” (EMRAT)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës, ku një grua ka mbajtur burrin e vdekur prej ditësh në shtëpi.
Mësohet se gruaja është Valentina Prenga, e cila dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Pas informacioneve të marra, Policia ka shkuar sot në shtëpinë e saj në lagjen “1 Maj” të qytetit por ajo nuk e ka hapur derën.
Efektivët e Policisë ka thyer derën e shtëpisë dhe janë futur me forcë. Kur kanë hyrë brenda ata kanë parë se gruaja mbante në shtëpi, prej ditësh, trupin e vdekur të burrit të saj Llazar Prenga.
Gruaja Valentina Prega është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Vlorës dhe po merret në pyetje, ndërsa trupi i pajetë i bashkëshortit të saj është dërguar në morgun e qytetit.
“Më datë 19.03.2021, rreth orës 11:15, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, është gjetur i vdekur pa shenja dhune, shtetasi Ll. P., 74 vjeç. Paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia.