
LAJM I FUNDIT/ Qëllohet me thikë 23-vjeçari në Durrës, tranportohet me urgjencë në spital, ja si është gjendja e tij


Një 23-vjeçar sirian është qëlluar me thikë në qytetin e Durrësit, pas një konflikti të çastit me një person tjetër. I plagosuri është transportuar me urgjencë për në spital, ku dhe po merr ndihmën e parë mjekësore jashtë rrezikut për jetën.
Policia e qytetit bregdetar ka bërë me dije se është arrestuar agresori, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i plotë i policisë: Durrës/Informacion paraprak
Më datë 03.01.2021, në orën 17:30, në lagjen nr.4, Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit, ka mbetur i lënduar me mjet prerës (thikë), shtetasi sirian A. M., rreth 23 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin e autorit dhe shoqërimin e tij në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.