Lajm i fundit/ Qëllohet me breshëri arme drejt makinave të 36-vjeçarit

19/04 10:43
Credits to Apollon TV
Lajm i fundit/ Qëllohet me breshëri arme drejt makinave të 36-vjeçarit

Rreth orës 02:00 të mëngjesit të ditës së sotme, në fshatin Gomsiqe e Re, Njësia Administrative Velipojë, Shkodër, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjeteve tip “Ford Fiesta” dhe “Benz” në pronësi të shtetasit D. N., 36 vjeç, të cilat kanë qenë të parkuara në rrugë, pranë banesës së tij.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.