LAJM I FUNDIT/ Ngjarje e rëndë në Astir, një person me hanxhar në dorë kërcënon qytetarët pranë marketit

11/03 11:11
Credits to Apollon TV
LAJM I FUNDIT/ Ngjarje e rëndë në Astir, një person me hanxhar në dorë kërcënon qytetarët pranë marketit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Astir, ku një shtetas sirian me hanxhar në dorë ka kërcënuar disa njerëz pranë marketit.

Personi është neutralizuar më pas nga ana e punonjësve të Policisë.

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë treguar për se janë tronditur dhe frikësuar nga kërcënimi i shtetasit sirian, dhe fatmirësisht ndërhyrja e policisë ka shmangur një tragjedi të mundshme.

Nuk bëhet e ditur se cili ka qenë shkaku i përshkallëzimit të situatës, por emigrantët e paligjshëm në vendin tonë janë shndërruar në një fenomen shqetësues, pasi të gjendur pa të ardhura, në jo pak raste ata hyjnë për të vjedhur në biznese, apo frikësojnë kalimtarët.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.