LAJM I FUNDIT/ Në Shqipëri ka hyrë varianti britanik, Komiteti zbulon masat që do merren në dy javët e ardhshme

11/03 10:40
Credits to Apollon TV

Masat kufizuese që kanë qenë derimë sot do të vazhdojnë edhe për dy javët e ardhshme. Lajmi u bë i ditur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Masat që mbeten në fuqi: 

Ndalimi i qarkullimit të lëvizjes për qytetarët nga ora 20:00 e mbrëmjes – 6:00 të mëngjesit, me përjashtim të emergjencave shëndetësore dhe për arsye pune (në këtë rast është e domosdoshme leja nëpërmjet aplikimit tek e-Albania)

Ndalimi i aktiviteteve të bareve, restoranteve, klubeve, nga ora 20:00 e mbrëmjes – 06:00 të mëngjesit (me përjashtim të shërbimit delivery),
Shkollat e mesme në ato vende në të cilat u përcaktuan para dy javësh do të vazhdojnë të mbeten online.

Universitetet po ashtu do të vazhdojnë të mbeten online, me përjashtim të provimeve, që do të jenë të kombinuara. Provimet do të rekomandohet të bëhen online, por për ato provimet të cilat kanë domosdoshmëri për t’u zhvilluar në auditore, mund të zhvillohen në auditore, duke respektuar në mënyrë shumë rigoroze protokollet antiCovid.

Fluturimet me Britaninë e Madhe vazhdojnë të mbeten të pezulluara edhe për një periudhë kohe.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.