LAJM I FUNDIT/ Makinat bëhen copë në Elbasan, brenda njërit prej mjeteve dhe një grua shtatzënë

26/02 18:25
Credits to Apollon TV

Nje aksident automobilistik eshte regjistruar ne Elbasan para pak minutash. Dy mjete jane perplasur mes tyre ne vendin e njohur “Fusha e Loparit” prane shkolles Jorgji Dilo. Nje mjet tip Mercedes i cila drejtohej nga nje vajze eshte perplasur me nje mjet tip fuoristrade.

Paraprakisht dyshohet se shkak i perplasjes te jete bere shpejtesia me te cilen ka qene duke levizur mjeti tip fuoristrade. Fatmiresisht nga perplasja jane shenuar vetem deme materiale,ndersa dy drejtuesit jane ne gjendje te mire shendetesore.

Tronditje ka pesuar vajza e cila sipas burimeve nga vendngjarja thuhet se eshte shtatzene cka ka bere qe edhe ambulanca  te mberrije me shpejtesi  per ta derguar drejt spitalit ku behet me dije pa probleme serioze per jeten. Nderkohe mberritja e policise ka sherbyer edhe per te ulur tensionin pasi pas perplasjes ka patur ngritje zeri mes dy drejtuesve.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.