LAJM I FUNDIT/ Makina del nga rruga, ndërron jetë tragjikisht 22-vjeçari

23/02 7:05
Credits to Apollon TV
LAJM I FUNDIT/ Makina del nga rruga, ndërron jetë tragjikisht 22-vjeçari

Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin Laç-Patok, ku si pasojë e daljes nga rruga të një mjeti tip “Opel” ka ndërruar jetë tragjikisht një 22-vjeçar.

I riu është shtetasi me inicialet R.Z.,22 vjeç,banues në Laç, Kurbin.

Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i plotë i policisë: Kurbin/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Laç-Patok ,drejtuesi i mjetit tip “Opel” shtetasi  R.Z.,22 vjeç,banues në Laç, Kurbin ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga, ku për pasojë ka gjetur vdekjen .

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.