LAJM I FUNDIT/ Kryeministri Edi Rama jep lajmin: Nesër nisim vaksinimin anti Covid

10/01 18:37
Credits to Apollon TV
LAJM I FUNDIT/ Kryeministri Edi Rama jep lajmin: Nesër nisim vaksinimin anti Covid

Kryeministri Edi Rama thotë se vaksinimi kundër koronavirusit do të nisë ditën e nesërme.

“LAJM I MIRË Shqipëria Buzëqesh. Nesër nisim vaksinimin anti-Covid-19. Punë-Jo-Gjumë”, shkruan Rama në Facebook.

Kreu i qeverisë ka njoftuar më herët se Shqipëria ka siguruar 500,000 doza të vaksinës anti-Covid, nga kompania Pfizer, ndërsa ishte paashikuar që vaksinimi të niste në javën e tretë të janarit.

Nuk përjashtohet mundësia që vaksinimi nesër të kryhet me dozat e siguruara nga shtetet mike që mund t’i kenë ardhur në ndihmë vendit tonë.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.