LAJM I FUNDIT/ Dy persona me maska zbrazin 30 plumba, plagoset 45-vjeçari në Milot (Emri)

13/01 11:40
Credits to Apollon TV
LAJM I FUNDIT/ Dy persona me maska zbrazin 30 plumba, plagoset 45-vjeçari në Milot (Emri)

Plagoset me armë zjarri një person në Milot, i identifikuar si Ylli Ibrahimi. 

Burime bëjnë me dije se ndaj 45-vjeçarit është qëlluar me mbi 30 plumba nga një motor në lëvizje. I plagosuri është dërguar me urgjencë në drejtim të spitalit të Traumës në Tiranë, ndërsa fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

Mësohet se ndaj Ibrahimit është qëlluar nga dy persona me maska. 

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e rrethanave.

Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Kurbin dhe FNSH-së  po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Njoftimi i policisë: Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:10, në Milot,Kurbin, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi Y.I., i cili është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor.

Menjëherë në vendngjarje  kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor  dhe vijon  puna për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Kurbin dhe FNSH-së  po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.