Lajm i fundit/ Breshëri me armë drejt lokalit në Lezhë, policia ngre pika kontrolli në të gjithë zonën, autorët ia mbathin me ”sukses”

26/12 7:19
Credits to Apollon TV
Lajm i fundit/ Breshëri me armë drejt lokalit në Lezhë, policia ngre pika kontrolli në të gjithë zonën, autorët ia mbathin me ”sukses”

Më datë 26.12.2020, rreth orës 06:30, në fshatin Pllanë, Lezhë në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit në pronësi të shtetasit  Gj.P.

Nga verifikimet paraprake të bëra nga shërbimet e Policisë, nuk ka persona të dëmtuar.

Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

Janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor dhe vijon krehja e zonës nga shërbimet e Policisë të DVP Lezhë.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.