
LAJM I FUNDIT/ Arrestohet nga RENEA 45-vjeçari që mbajti në ankth Elbasanin, çfarë ndodhi gjatë shkëmbimit të zjarrit mëngjesin e sotëm

Josif Kavaja, 45 vjeçari që terrorizoi me armë banorët e fshatit Zavalinë në Elbasan, është arrestuar nga Forcat Speciale RENEA. Mësohet se mëngjesin e sotëm sapo ka nisur operacioni, është bërë i mundur arrestimi i 45 vjeçarit të armatosur.
Forcat Speciale RENEA janë detyruar mbrëmjen e djeshme që pas 6 orësh tentativa për të bindur 45 vjeçarin Josif Kavaja të dorëzohet, të ndërpresin operacionin. Pak para mesnatës, RENEA ka rrethuar gjithë fshatin Zavalinë dhe po mbante nën monitorim 45 vjeçarin, por ka pezulluar tentativat për të bërë të mundur dorëzimin e tij, për shkak të errësirës dhe terrenit të vështirë.
Ky vendim është marrë dhe për të mos vënë në rrezik efektivët e repartit të Forcave Speciale pasi Josif Kavaja ishte i armatosur dhe herë pas here ka hapur zjarr në drejtim të tyre. Ndërkohë, mëngjesin e sotëm operacioni ka nisur sërish dhe pjesë e tentativave për të bindur 45 vjeçarin të dorëzohej, janë bërë dhe familjarët e tij.
Dy snajpera të RENEAS janë pozicionuar në dy pika të ndryshme në zonën e pyllëzuar dhe kanë qëndruar në gatishmëri. Josif Kavaja është prangosur dhe momentalisht po dërgohet në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit për t’u marrë në pyetje.
Pritet që Policia të dërgojë njoftim zyrtar për arrestimin e 45 vvjeçarit. Nëse kanë qenë Forcat Speciale ato që kanë negociuar për arrestimin e Josif Kavajës, apo familjarët e tij.