LAJM I FUNDIT/ Aksident tragjik në Vlorë, humb jetën punonjësi i policisë

25/01 21:15
Credits to Apollon TV
LAJM I FUNDIT/ Aksident tragjik në Vlorë, humb jetën punonjësi i policisë

VLORË- Një aksident tragjik i ka marrë jetën një personi në Vlorë. Burime bëjnë me dije se viktima është një punonjës i policisë së Shtetit i identifikuar si Nuri Malaj, 50-vjeçar.

Aksidenti tragjik ka ndodhur në hyrje të qytetit të Vlorës. Në aksident janë përfshirë dy makina.

Video nga vendi i ngjarjes

Përplasje ka qenë e fortë, pasi siç duket edhe nga pamjet mjeti tip ‘Benz’ është shkatërruar plotësisht, ndërsa është dashur ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës për nxjerrjen e viktimës nga makina.

Paraprakisht dyshohet se shkaktar i aksidentit ka qene drejtuesi i BMW, i cili ka dalë në krah të kundërt duke u përplasur me mjetin tip e policit.

Njoftimi i plotë i policisë: Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 22:00, në rrugën Transballkanike pranë IEVP Vlorë, mjeti tip “BMW” me drejtues shtetasin A. V., është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin N. M.

Si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në vendngjarje shtetasi N. M.

Sherbimet e policisë kanë bërë shoqërimin e shtetasit A. V., në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.