
LAJM I FUNDIT/ Aksident i trefishtë, ndërron jetë një person, trupi i viktimës i bllokuar rreth 30-minuta në mjet


Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rrugën e Kombit në afërsi të Rrëshenit, ku sipas informacioneve paraprake ka humbur jetën një person.
Burime për FaxNews bëjnë me dije se trupi i viktimës ka qëndruar për rreth 30 minuta në automjet dhe është nxjerr i pajetë prej tij.
Në aksident mësohet se janë përfshirë 2 autovetura dhe një trajler, ndërkohë që nuk dihen ende shkaqet e aksidentit të rëndë.
Njoftimi i plotë i policisë: Mirditë/Informacion paraprak
Në aksin rrugor Milot-Rreshen , në afërsi të një karburanti mjeti me drejtues shtetasin E.H.,është përplasur me mjetin tip “BMW” me drejtues shtetasin A.Gj.,i cili për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.