Lajm i Fundit/ Aksident i ndodhur ne aksin Fier – Patos, humb jeten 30-vjeçari

27/01 6:18
Credits to Apollon TV
Lajm i Fundit/ Aksident i ndodhur ne aksin Fier – Patos, humb jeten 30-vjeçari

Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fier, ku ka humbur jetën 30-vjeçari Klement Basha.

Burime bëjnë  me dije se Basha ishte infermier në spitalin e Fierit, dhe ku po shkonte mëngjesin e sotëm me mjetin e tij, përpara përplasjes fatale që i mori jetën.

Për shkak të dëmtimit shumë të madh të mjetit tip benz, është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për nxjerrjen e 30-vjeçarit nga makina, ndërkohë që Policia ka shoqëruar për të dhënë sqarime dhe drejtuesin e mjetit maune, Bardhi Spahia.


Fier, Informacion paraprak

Sot rreth orës 06:20, në aksin rrugor Fier-Patos, në vendin e quajtur “Portëz”, shetasi K. B., 30 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me kamionin me drejtues shtetasin B. S., 52 vjeç, banues në Fier.

Si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen drejtuesi i automjetit tip “Benz” shtetasi K. B.

Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i kamionit, shtetasi B. S dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.