La shërbimin dhe po kthehej në shtëpi, efektivi i Policisë aksidentohet për vdekje në Rrëshen (EMRI)

16/09 10:52
Credits to Apollon TV
La shërbimin dhe po kthehej në shtëpi, efektivi i Policisë aksidentohet për vdekje në Rrëshen (EMRI)

Gëzim Lazri, një efektiv i Komisariatit të Policisë Mirditë, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm si pasojë e një aksidenti rrugor në Rrëshen-Rrubik. Mjeti që ai drejtonte është përplasur nga një mjet tjetër me shofer një shtetas malazez.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 07.02 minuta dhe fatkeqësisht, nga përplasja e fortë efektivi 56 vjeçar ka ndërruar jetë.

Gëzim Lazri sapo kishte mbyllur shërbimin dhe po kthehej për në shtëpi. Paraprakisht, Policia informon se shkak për aksidentin është bërë një parakalim i gabuar nga shoferi malazez. Ky i fundit ndodhet në spital dhe po merr mjekim.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe nën drejtimin e Prokurorit, vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Mirditë/Informacion paraprak

Rreth orës 07:20, në aksin rrugor Rrëshen-Rrubik, automjeti tip “Chevrolet” me drejtues shtetasin malazez M. F., është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin G. L. 56 vjeç, (efektiv policie pranë Komisariatit të Policisë Mirditë i cili sapo kishte lënë shërbimin dhe po kthehej në banesë).

Si pasojë e këtij aksidenti, ka humbur jetën punonjësi i policisë shtetasi G. L. Ndërsa drejtuesi i automjetit tjetër  shtetasi M.F., ndodhet në spital për ndihmë mjekësore.

Paraprakisht, dyshohet se shkaku i aksidentit rrugor ka qenë parakalimi i gabuar në shkelje të rregullave të qarkullimit i automjetit tip “Chevrolet” që drejtohej nga shtetasi M.F.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe nën drejtimin e Prokurorit, vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.