
Ky Vit ndryshe nga vitet e tjere, ja si po pritet Viti i Ri ne Bote


Sot i jepet lamtumira vitit 2020! Zelanda e Re ishte shteti i parë që priti Vitin e Ri, me një spektali fishekzjarresh. Ndryshe nga një vit më pare, sheshet nuk ishin të mbushura plot, ndërsa shfaqja u ndoq virtualisht nga e gjithë bota.
Kufizimet që janë vendosur si pasojë e pandemisë COVID-19 kanë penguar, në gati çdo vend, organizimin e festimeve të zakonshme.
Në Sidnej spektaklin e fishekzjarrëve mund ta shohin vetëm personat afër qendrës së qytetit, ndryshe nga vitet e mëparshme kur në skena të tilla ishin të pranishëm 1 milion persona. Kryeqyteti japonez ka anuluar çdo lloj festimi ndërsa Pekini nuk do të lejojë shfaqjet e zakonshme të fishekzjarrëve. Në Moskëapo Berlin, çdo event është paralizuar për të parandaluar grumbullimet që mund të çojnë në shtim të rasteve me të infektuar.
Franca nuk do të organizojë asnjë festim, pasi do të qëndrojë në shtetrrethim të plotë deri më 31 janar. Italia është më zonë të Kuqe dhe nuk do të lejohet lëvizja nga ora 22:00 deri në 7 të mëngjesit , një maksimum prej dy personave jo-bashkëjetues mund të vizitojnë një familje dhe për të siguruar respektimin e masave policia ka paralajmëruar kontrolle me dron.
Irlanda nuk do të ketë shumë festime pasi natën e mbrëmshme kryeministri vendas paralajmëroi ashpërsimin e masave kufizuese për një muaj dhe ato përfshijnë ndalimin e të gjitha vizitave në familje, mbylljen e dyqaneve me pakicë dhe lëvizje deri në 5 km nga shtëpia.
Mbretëria e Bashkuar është një nga vendet që e ka të ndaluar plotësisht hedhjen e fishekzjarrëve gjatë natës së ndërrimit të viteve. Edhe në Rio de Zhaneiro, ku nata e Vitit të Ri është periudha më festive dhe më e famshme, nuk do të ketë festë.
COVID-19 ka ndaluar festimet edhe në Shtetet e Bashkuara, ku në “Times Square” të Neë York-ut vetëm një numër i kufizuar personash do të lejohen të shikojnë fishekzjarrët.