Ky është muri antik që u zbulua dhe u shkatërrua, gjatë gërmimeve për parkingun nëntokësor në Gjirokastër

04/06 16:12
Credits to Apollon TV
Ky është muri antik që u zbulua dhe u shkatërrua, gjatë gërmimeve për parkingun nëntokësor në Gjirokastër

Një mur i madh antik është zbuluar gjatë gërmimeve për parkingun nëntokësor në qytetin e Gjirokastrës.

Gërmimet janë duke u kryer në sheshin “Çerçiz Topulli” të qytetit, duke nxjerrë në pah edhe murin që besohet se ka patur rol fortifikues dhe i përket periudhës së mesjetës.

Në video duket qartë se muri është tepër i gjatë dhe i gjerë, por në disa pjesë të tij është shkatërruar, ndoshta nga makineritë e rënda që kanë gërmuar dherat.

Pak ditë më parë, po në këtë vend, u zbulua një pus i rëndësisë së veçantë.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.