Ky është autori i plagosjes sot në Kavajë: Me dy mbiemra, i kërkuar nga Interpol Roma për vrasje (DETAJE)

19/04 20:46
Credits to Apollon TV
Ky është autori i plagosjes sot në Kavajë: Me dy mbiemra, i kërkuar nga Interpol Roma për vrasje (DETAJE)

Personi që shihni në foto është Ndriçim Jonuzi (Tahiri), i cili ka plagosur me armë 27-vjeçarin Bledar Okshtuni, sekretar i PD në Kavajë.

Jonuzi ka dy mbiemra pasi është person me precedentë të mëparshëm penal, teksa kërkohej nga Interpol Roma për vrasje dhe cilësohet si individ me rrezikshmëri të lartë.

Siç tha dhe kandidatja për deputete e PD, Grida Duma, sherri ka nisur më kot dhe tepër provokativ, iniciuar nga aktivistët e PD, teksa me autorin e plagosjes kanë qenë dhe dy persona të tjerë, Markel Shtylla (Drejtor i Policisë Bashkiake) dhe Dorian Troplini, punonjës i Policisë Bashkiake.

Të shtënat kanë ndodhur brenda selisë, ndërkohë që i plagosuri Bledar Okshtuni u transportua në spital, jashtë rrezikut për jetën. Sakaq është shpallur në kërkim Ndriçim Jonuzi (Tahiri).

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.