Kuvendi pritet të shkarkojë sot Ilir Metën, zhvillime “të çuditshme” në Presidencë: Disa furgonë brenda rrethimit marrin valixhe të mëdha metalike

09/06 10:34
Credits to Apollon TV
Kuvendi pritet të shkarkojë sot Ilir Metën, zhvillime “të çuditshme” në Presidencë: Disa furgonë brenda rrethimit marrin valixhe të mëdha metalike

Kuvendi i Shqipërisë pritet të votojë sot shkarkimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta, shkruan newsbomb.al. Nëse socialistët sigurojnë shumicën e votave, atëherë Ilir Meta do të jetë Presidenti i parë i Republikës që shkarkohet nga detyra.

Në një kohë që seanca plenare pritet të nisë nga momenti në moment, në Presidencë në këto momente raportohet për disa zhvillime “të çuditshme”.Screenshot 2 16Screenshot 4 11

Siç shihet dhe nga fotot e mëposhtme, të pak minutave më parë në oborrin e Presidencës, disa furgonë janë futur brenda rrethimit të selisë së Kreut të Shtetit dhe po marrin disa valixhe të mëdha metalile, shkruan newsbomb.al.

Megjithatë, nga pamjet nuk kuptohet qartë nëse valixhet kanë materiale të Metës apo Presidenca po përgatit mbajtjen e ndonjë aktiviteti.Screenshot 12 5Screenshot 13 7

Presidenti Ilir Meta e ka quajtur jo legjitim Komisionin Hetimor të ngritur për shkarkimin e tij, dhe ka bërë të qartë se ai do të jetë në detyrë deri në ditën e fundit të mandatit, në vitin 2022.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.