Kuvendi miraton raportin për shkarkimin e Ilir Metës, ja sa deputetë votuan pro dhe kundër

09/06 15:46
Credits to Apollon TV
Kuvendi miraton raportin për shkarkimin e Ilir Metës, ja sa deputetë votuan pro dhe kundër

Miratohet raporti përfundimtar i Komisionit Hetmimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

104 deputetë votuan pro raportit të Komisionit Hetimor “Meta”, 7 të tjerë votuan kundër, 4 abstenuan, ndërsa 1 votë ishte e pavlefshme.

Pas votimit të raportit, tashmë deputetëte Kuvendit të Shqipërisë po votojnë me kuti, një për një, pro ose kundër shkarkimit të Presidentit Meta.

Në rast të shkarkimit, Meta do të bëhej Presidenti i parë në historinë e shtetit shqiptar që shkarkohet.

Për herë të parë në 30 vite pluralizëm Parlamenti shprehet me votë për shkarkimin e një presidenti në Shqipëri.

Tashmë verdiktin final në lidhje me çështjen do ta thotë Gjykata Kushtetuese. Më herët Kuvendi miratoi me 104 vota pro raportin e Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.