
Kush parkon gabim e pëson keq, policia: Sa do jetë gjoba nëse të hiqet makina me karrotrec…

Policia Rrugore ka ndërmarrë një sërë masash për lehtësimin e trafikut në kryeqytet.
Komandanti i Qarkullimit në Tiranë, Gerhard Baka nënvizon se ngarkesa e trafikut në Tiranë vijnë për shkak të parkimeve e gabuara (makina e parkuar dysh), që përpos gjobës mjetet do të hiqen me karrotrec.
Baka thotë se vlera e gjobës do të llogaritet së bashku me sanksionin shtesë, pra spostimi me karrotrec, mund t’i kushtojë një drejtuesi mjeti rreth 70 mijë lekë të vjetra.
“Një ndër shkaktarët kryesorë të ngarkesës së trafikut janë parkimet e gabuara. Krahas gjobave që kemi aplikuar deri tani, do të sanksionohet dhe me masa plotësuese, me spostim mjet ngritës (karrotrec).Gjoba për parkimin e gabuar është 30 mijë lekë të vjetra kur je në resht të dytë dhe kësaj i bashkëngjitet dhe vlera e spostimit me karotrec, diku te 40 mijë lekë. Për një spostim në karotrec, në rast se është konstatuar në resht të dytë, vlera e masës administrative do të jetë 70 mijë lekë të vjetra”– tha Baka.