Kush nuk bën vaksinën nuk merr shërbime te e-Albania? Përgjigjet Rama, thumbon Kryemadhin: Ka fallxhore që besojnë lidhjen direkte me të Plotfuqishmin

11/01 11:49
Credits to Apollon TV
Kush nuk bën vaksinën nuk merr shërbime te e-Albania? Përgjigjet Rama, thumbon Kryemadhin: Ka fallxhore që besojnë lidhjen direkte me të Plotfuqishmin

Kryeministri Rama ka pohuar sot se vaksina anti-Covid nuk do të jetë e detyrueshme, por është shumë e këshillueshme. I pyetur nëse ata që nuk bëjnë vaksinën do të përjashtohen nga shërbimet në e-Albania, Rama e mohoi.

“Vaksina nuk është e detyrueshme dhe nuk ka pasoja të ansjë natyre. Nëse dikush nuk vaksinohet, nuk do ti refuzohen shërbime nga e-Albania. Vaksina është jo me detyrim, gjithkush vendos vet. Dëshiron ta bëjë, s’dëshiron ta bëjë.

Është shumë e këshillueshme. Vaksina është armë ofensive, e imunizon njeriun dhe e asgjëson rrezikun”, tha Rama. Kryeministri thumboi të gjitha ata që nuk besojnë vaksinën, dhe kryetaren e LSI Monika Kryemadhi.

“Por ka njerëz që kanë mendjen e tyre. Ka çuna Facebooku me diplomë fallco dhe i druhen Bill Gates se do u vjedhin sekretet e filxhanit. Ka fallxhore që i besojnë lidhjes direkte me të Plotfuqishmin dhe e konsiderojnë vaksinën lojë të djallit. Ka të tillë. Askush nuk është i detyruar”, shtoi kryeministri.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.