Kush jane qarqet me numrin me te larte nga Covid19

02/12 11:21
Credits to Apollon TV

Eugena Tomini shefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP, ka deklaruar ditën e sotme se tri qarqet me numrin më të lartë të personave të infektuar më Covid-19 janë Tirana, Gjirokastra dhe Lezha.

Tomini: Sa i takon situatës epidemiologjike ajo vijon që të jetë me intesitet të lartë nga 254-347 raste për 100 mijë banorë. Vetëm javën e fundit është vënë re një ulje e rasteve, në krahasim me një javë më herët. Qarku që mban peshën më të madhe të rasteve është Tirana, Gjirokastra dhe më pas Lezha, ka një transmetim të lartë komunitar. Ky lloj intesiteti është për shkak të masave që janë deri diku të lehta, eleminimi i grumbullimeve ka sjellë një ulje të numrit të rasteve pozitive.

Drejtoresha e Epidemiologjisë pranë Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini tha se rastet me Covid janë sërish në rënie, ndonëse javën e fundit është vërejtur një ulje e lehtë.

“Rastet janë të larta, 347 raste për 100 mijë banorë. Vetëm javën e fundit kemi një tendencë ulje, 1.2 herë më pak se një javë më parë, pra java 47 me 48. Qarku me peshën më të madhe është Tirana, pasuar nga Gjirokasta dhe Lezha.

Niveli i riskut sa i përket transmetimit është i lartë. Java e fundit ka treguar ndikim të masave ndërhyrëse dhe po mendohet të përvijohet”.

Shpërndaje

TË NGJASHME

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.