Kush është shoferi i BMW-së?! U pa “pikë plumbi” që nga “21 Dhjetori”, me vete ka marrë dhe targat

22/08 15:18
Credits to Apollon TV
Kush është shoferi i BMW-së?! U pa “pikë plumbi” që nga “21 Dhjetori”, me vete ka marrë dhe targat

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë, në zonën e Liqenit Artificial. Mjeti luksoz BMV X6 ,në Rrugën e Kosovarëve, është ngjitur me shpejtësi nga ana e poshtme e digës dhe ka përfunduar në pedonale.

Siç shihet dhe nga fotografitë që tashmë janë bërë virale, mjeti për fat ka përfunduar në bankinën mbrojtëse që ndan liqenin nga pedonalja për qytetarët.

Newsbomb.al ka mësuar zyrtarisht nga Policia e Tiranës se deri në këtë orë, në spital nuk është paraqitur asnjë shtetas i plagosur që të ketë lidhje me aksidentin. Por kur kanë kaluar më shumë se 5 orë nga ngjarja, nuk ka një njoftim zyrtar se cili ka qenë shoferi i mjetit dhe pasagjerët, nëse ka pasur.

Fatmirësisht për shkak të orarit në pedonale nuk ka pasur qytetarë që bënin ecjen e mëngjesit, sepse do të ishin duke folur për bilance të tjera.

Në rrjetet sociale, komentuesit kanë shkruar se BMW-ja e zezë është parë para aksidentit duke lëvizur me një shpejtësi të lartë dhe tej normave në zonën e “21 Dhjetorit”. Më pas, mjeti është futur me shpejtësi në fillim të Rrugës së Kosovarëve dhe ka vazhduar drejt, duke ngjitur digën e liqenit.

Newsbomb.al mëson gjithashtu se shoferi është një 26 vjeçar nga qyteti i Durrësit, por emri i tij nuk është bërë ende publik. Pavarësisht aludimeve se ai ka qenë i dehur apo nën efektin e lëndëve narkotike, bie në sy se makinës luksoze i janë hequr targat, çka tregon se i riu nuk ka qenë dhe aq i pavetëdijshëm.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.