Kush është avokati francez i Berishës, “mburoja” e shumë klientëve VIP

20/05 21:22
Credits to Apollon TV
Kush është avokati francez i Berishës, “mburoja” e shumë klientëve VIP

Deklarata e ish-kryeministrit Sali Berisha për padinë e ngritur ndaj sekretarit të Shtetit amerikan Anthony Blinken tashmë po bën xhiron e botës.

Një nga arsyet, vjen edhe nga profili i avokatit francez të Berishës që do të “sfidojë” Departamentin e Shtetit. Jean-Yves Le Borgne është një emër aspak i panjohur në jetën publike franceze, dhe jo vetëm.

I cilësuar si një nga penalistët më të mirë të vendit, 70- vjeçari Le Borgne, që lind si filozof, i drejtohet jurisprudencës vetëm në vitet 70, dhe më së shumti në rolin e pedagogut.

Vetëm në vitet 90 emri i tij fillon të njihet gjerësisht si avokat i çështjeve tregtare, pasi kishte dështuar në politikë si kreu i një partie të vogël, atë të Unionit të Qendrës Republikane (l’Union centriste républicaine), edhe pse e cilëson vetën si një golist i majtë.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.