Kush është 19-vjeçari që humbi jetën dhe të rinjtë që mbetën të plagosur ne aksidentin ne Vlore-Fier

01/03 7:34
Credits to Apollon TV

Aksidenti tragjik i ndodhur mesditën e të dielës në aksin rrugor Levan-Vlorë, ku për pasojë mbeti i vdekur 19-vjeçari Ermir Taraj dhe u plagosën rëndë katër të rinj të tjerë, ka prekur të gjithë opinionin publik.

Në afërsi të shtëpisë së viktimës, Ermir Taraj, në një shtyllë, shihet lajmërimi nga prindërit dhe dy motrat të cilët do të përcjellin këtë të hënë për në banesën e fundit të riun.


Por si ndodhi aksidenti tragjik që i mori jetën në lule të rinisë 19-vjeçarit? Sipas burimevep, viktima me tre miqtë e tij ishin duke dalë nga xhepi i autostradës, për të vijuar udhëtimin kur u goditën nga automjeti tip ‘Benz’ i drejtuar nga 40-vjeçari i identifikuar me inicialet A.K.

Si pasojë e përplasjes së fortë, automjeti me të cilin udhëtonin të rinjtë u nda në dy pjesë. Nga aksidenti mbetën të plagosur rëndë Klejdi Dori 16-vjeç i cili nuk ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa vëllai i tij Qirja Dori 20-vjeç iu nënshtrua një operacioni urgjent sapo mbërriti në spital. Ndërkohë operacionit iu nënshtruan edhe Flori Duraj 19-vjeç dhe Rei Laskaj 21-vjeç.

Ndërkaq dihet se aksi rrugor Levan-Vlorë gjeneron një numër të madh aksidentesh, fatkeqësisht dhe me pasoja të rënda, humbje jete./ApollonNews

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.