Kultivonin bimë narkotike, në pranga dy autoret.

15/07 9:31
Credits to Apollon TV
Kultivonin bimë narkotike, në pranga dy autoret.

Skrapar

Evidentohet dhe goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Arrestohen 2 autorët e dyshuar të tentativës për kultivim.

Sekuestrohen fara cannabis dhe një radiomarrëse.

Shërbimet e Policisë Skrapar, në bazë të informacioneve të siguruara, në vijim të kontrollit të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, kanë evidentuar në fshatin Barçë, Skrapar, kubikë me fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Skrapar arrestuan në flagrancë shtetasit E. R., 39 vjeç dhe A. R., 35 vjeç (vëllezër), të dy banues në fshatin Barçë. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë gjetur kubikë me fidanë të dyshuar cannabis sativa pranë tokës në pronësi të këtyre shtetasve. Gjithashtu, në banesën e shtetasit E. R. u gjetën fara të dyshuara cannabis sativa dhe një radio dore komunikuese.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.