Kujtojm sot me 6 Mars aktorin e shquar te teatrit dhe estrades profesioniste te Fierit, me rastin e pervjetorit te lindjes. Të madhin Fuat Boçi

06/03 10:05
Credits to Apollon TV

Fuat Boci (1931 – 2020) “Artist i merituar” Aktor i teatrit dhe estrades profesioniste te qytetit te Fierit dhe njeri nga emrat e medhenj te humorit shqiptar. Ka lindur në Voshtinë – Pogonjat i sotem, ne 6 mars 1931, (brenda territorit shqiptar, fshat qe sot i takon pjeses greke, me sakte Opogonjane).

Per shkak te krizes ekonomike ne ate zone, nga Voshtina familja e tij zhvendoset si emigrant fillimisht per pak kohe ne Gjirokaster e me pas ne vitin 1938 perfundimisht ne Fier, ku vazhdon të jetojë dhe sot.

Mbeti jetim qe ne moshe te vogel 15 vjec, ku u detyrua te punoje fillimisht si portier e me vone si kino-mekanik ne kinemate e qytetit duke i hyrë rrugës së artit në moshë shumë të re nga pasioni. Nga elektricist, kinomekanik u bë një artist i madh. Mbaroi shkollën e mesme të aktrimit pa shkëputje nga puna, në të mirënjohurën shkollë “Jordan Misja”.

Nga artist amator arriti në majat e larta një profesionist në teatrin “Bylis” të Fierit. Spikat per talentin e tij si aktor komik dhe si kengetar ne vitet e ushtrise ne periudhen kohore 1951 -1953. Mbas kryerjes se sherbimit ushtarak punon si drejtues i qendres se zerit ( Radio-Lokale) ku iu dhane edhe shanset per t`u aktivizuar ne shfaqje te ndryshme teatrore. Eshte aktori themelues i Estrades se Fierit ne v. 1957 . Ne vitin 1965 vijon studimet ne Liceun Artistik “Jordan Misja” , pa shkeputje nga puna. Fuat Boci ka mare pjese ne rreth 160 premiera duke luajtur ne 600 role duke u shquar per lirshmerine, karakterizimet e holla te personazheve, hijeshine , sjelljet plot nur, mimiken komike. Ka perdorur me mjeshteri nuancimet gjuhesore , krahinore duke sjelle ne skene tipa fshataresh te ndryshem, njerez ziliqare, dembele, zyrtare te korruptuar, pseudointelektuale etj. Bie ne sy per aftesine imituese si dhe vokalin e pershtateshem per te interpretuar.

Krahas varietese ai ka luajtur edhe pjese per femije, sikurse ne teatrin e kukullave te qytetit, ku mund te permedim Pikaloshin ne pjesen “Heroizmat e Fatbardh Pikaloshit” U be proverbial me rolin e Belulit tek monologu “Doni me per Belulin” , te Lipe Shtogut tek skeci “Lipja prapa liste” e Pellumb Kulles, Llazi ne skecin tjeter “Llazi u be me tapi”; Dalipi ne skecin “Enderra e Dalipit”; Jonuz Beu ne komedine e shkurter “O burra se na zune”; Ndoni ne skecin “Pergjegjesi i sektorit” etj. Gjithashtu aktori legjende e Fierit eshte bere i njohur edhe me rolet e aviatorit Vasja ne dramen “Ne jemi qytetare sovjetike”; Zeneli ne komedine “Pas vdekjes”; Dajua ne “Shi ne plazh”; Sotiri ne komedine “Nje budalla e gjysem”; babai liberal ne varietene “Emision i jashtezakoneshem” ; Shvejku ne ” Shvejku ne Vietnam” etj.

Pikërisht për figurën e tij, punën e shquar dhe talentin e spikatur të tij njëkohësisht dhe për karakteret e ndryshme të tij është nderuar ndër vite me këto çmime: “Medalja e Punës”/ Medalja “Naim Frashëri”/Urdhëri “Naim Frashëri” i klasit të dytë/”Artist i Merituar”/”Qytetar nderi i Fierit”. Njëkohësisht ishte dhe anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Por ai ka dhënë kontribut edhe për marrëdhënie të mira mes Shqipërisë dhe Greqisë. Në dhjetor të vitit 1984 Fuat Boçi takon në Fier Ministrin Plotësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë, Karolos Papulas, ish shok i fëmijërisë me Fuat Boçin. Fuat Boci nuk e mendonte se do të ishte katalizatori në shkrirjen e marrëdhënieve diplomatike me Greqinë. Ndahet nga jeta me 21 korrik 2020 /Kinematografia Shqiptare

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.