Kufizim deri në ora 22:00? Komiteti Teknik shpall sot vendimin në ora 15:00

24/03 13:39
Credits to Apollon TV

Komiteti Teknik i Ekspertëve po zhvillon mbledhjen me dyer të mbyllyra dhe se pritet që në ora 15:00 të japë vlerësimin mbi situatën pandemike, njëherësh nëse do të ketë edhe masa të reja kufizuese.
Mbledhja është njoftuar nga zyra për shtyp e ministrisë së Shëndetësisë dhe vjen një ditë përpara përfundimit të afatit të përcaktuar për masat, afat i vendosur më 19 mars pas kërkesës së Gjykatës Kushtetuese për mirë-përcaktimin e tij.
Vendimet që do të rekomandoi Komiteti kanë sot vëmendje të madhe për faktin se të premten nis zyrtarisht edhe fushata zgjedhore për zgjedhjet e 25 prillit.
Sipas burimeve mësohet në mes anëtarëve të Komitetit po diskutohet që të rikthehemi te kufizimet e orës 22:00, por kjo pritet të mësohet në konferencën për shtyp që pritet të mbajë ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu, së bashku me anëtarët e Komitetit.
Nga janari i këtij viti, kur janë rishikuar disa herë masat kufizuese, ato janë ri-konfirmuar nga Komiteti duke u rekomanduar për t’u zgjatur më tej me afate dy-javore.

Kufizimi i lëvizjeve me orar 06:00-20:00 është konsideruar si një nga masat më të arsyeshme për situatën, teksa në tërësi në muajt shkurt dhe fillim të muajit mars u konstatua një rritje e rasteve dhe viktimave.

Prej nisjes së pandemisë në Shqipëri janë konstatuar mbi 121 mijë raste me COVID-19, prej të cilave 70% janë mundur të shërohen, 28.3% janë ende me mbartje të virusit dhe 1.7% nuk ia kanë dalë mbanë./Marre nga Shqip

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.