Kuçovë/ Kanos me sëpatë, si dhe thyen xhamin e mjetit të një shteti, arrestohet në flagrancë 32-vjeçari

17/04 10:12
Credits to Apollon TV
Kuçovë/ Kanos me sëpatë, si dhe thyen xhamin e mjetit të një shteti, arrestohet në flagrancë 32-vjeçari

Kuçovë

Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kuçovë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M.L., 32 vjeç, banues në fshatin Magjatë, Kuçovë.

Arrestimi i tij u bë pasi në fshatin Magjatë ka kanosur me sëpatë, si dhe u ka thyer xhamin e mjetit shtetasve S.Sh., 24 vjeç dhe K.Rr., 20 vjeç, të dy banues në Elbasan.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Shkatërrim i pronës” dhe “Kanosja”.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.