KUÇOVË, BANORËT E LUMASIT,TRE MUAJ NË PROTESTË PËR BURIMIN E SINECIT, FIRMA VIJON PUNIMET

28/07 19:37
Credits to Apollon TV
KUÇOVË, BANORËT E LUMASIT,TRE MUAJ NË PROTESTË PËR BURIMIN E SINECIT, FIRMA VIJON PUNIMET

Edhe pse cështja e burimit të Sinecit , ka kaluar për gjykim në Gjykatën e Vlorës , banorët e fshatit Lumas vijojnë protestat e tyre duke kundërshtuar punimet që po kryhen në këtë zonë. Banorët i drejtohen bashkisë së Kucovës se duhet të pezullojë punimet ku sipas tyre cështja ende s, ka dalë në një vendim përfundimtar. Banorët kërkojnë që vendimi i gjykatës të jetë i drejtë pasi sipas tyre po iu bëhet padrejtësi e madhe. Ata i bëjnë thirrje Kryeministrit Rama të shohë nga afër atë që po ndodh në burimin e Sinecit. Punimet e firmës ndërkohë vijojnë dhe policia është e pranishme. Sipas banorëve cështja e Sinecit tashmë ka kaluar në Spak dhe presin nga dita në ditë që ata të vijnë dhe të faktojnë këtë masakër mjedisore që po i bëhet kësas zone.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.