Kryetarja e LSI në Mbrostar, prezanton kandidaten e LSI për Qarkun e Fierit, Luisida Muho / Monika Kryemadhi: LSI beson tek angazhimi i të rinjve dhe të rejave për ta kthyer Shqipërinë shtëpinë tonë të madhe!

24/03 11:35
Credits to Apollon TV

Ne sot kemi ardhur që në orët e para të mëngjesit këtu në Mbrostar. Edhe pse njerëzit janë në angazhimet e tyre të përditshme, mikpritja ka qenë e jashtëzakonshme. Në dhjetë shtëpi na dilte ndonjë socialist që gërricej për hir të së vërtetës, por duhet thënë që ka mbizotëruar një pozitivitet. Dhe kjo ka ardhur si pasojë e asaj energjie pozitive që ka transmetuar që ka transmetuar i gjithë ekipi i LSI-së së Mbrostarit.

Ne sot jemi në një nga pikat e Mbrostarit, jemi në Mbrostar-Urë, ku dua të theksoj që angazhimi juaj e ka bërë LSI-në jo në detyrime të jashtëzakonshme, por mbi të gjitha kemi edhe disa angazhime që ne duhet ti çojmë deri në fund, jo vetëm për Komunën e Mbrostarit, por edhe për të gjithë Fierin, duke vazhduar dhe duke e pasur pikën time të parën të kontaktit me të gjithë ju, që nga protesta. Dhe aty kam vendosur që të kandidoj në Fier, pasi ka qenë një padrejtësi që i është bërë komunës suaj, ka qenë një padrejtësi ndaj këtyre qytetarëve.

Ndërkohë që, angazhimi i Luisidës me LSI-në ka të bëjë jo vetëm për votën për LSI-në, por edhe me një mision të cilin ne e kemi diskutuar me Luisidën, e cila është një mësuese, e cila e ka pasur mundësinë për të lëvizur, për të ardhur në qytetin i Fierit, por ajo ka pranuar që tu shërbejë fëmijëve të zonës dhe rrallë herë i gjen mësuese të tilla me një energji, me një pasion, por pasioni i saj nuk ka qëndruar vetëm tek mësimdhënia, por edhe tek ajo pikë e programit që në fakt ne na ka dalë: Shqipëria shtëpia juaj!

Kur kemi thënë ne që LSI është si një familje, njerëzit e merrnin si një lloj klientelizmi, por në fakt familja është një gjë për të cilën njerëzit sakrifikojnë. Dhe ne duam ta bëjmë Shqipërinë shtëpinë tonë, në mënyrë që ne të punojmë për njëri – tjetrin, të ndihmojmë njëri – tjetrin dhe ti japim më shumë hapësira njëri – tjetrit.

Kur e kemi diskutuar edhe me Kejdin për Luisidën, kishim frikë se mos nuk do të na pranonte, por ajo jo vetëm që pranoi, por tha: Mos e keni merak, sepse unë do të jap maksimumin, edhe pse e di që do të kem presionin e madh! Por, nganjëherë gratë janë më trime dhe më luftëtare se burrat, sepse vetë gjeni dominant i nënës është ai që bëhet një mburojë për fëmijët e saj.

Unë Luisida të falënderoj shumë, të jam shumë mirënjohëse dhe jam e bindur që të gjitha së bashku, me gjithë ekipin e grave dhe vajzave të listës fituese të Fierit, ne do të bëjmë shumë gjëra të mira, të cilët do të garantojnë jo vetëm më shumë vende pune të mirë paguara, por edhe për ti rikthyer të gjithë ata të rinj dhe të reja që janë larguar nga Shqipëria.

Gjithmonë LSI është bazuar te të rinjtë dhe të rejat. Është e vetmja forcë politike që në gjithë historikun e saj ka prodhuar  breza të rinj politikanësh. Ne sot kemi Erisa Xhixhon që është nënkryetare por ka qenë gjimnaziste, Endrit Braimllari Sekretari i Përgjithshëm e ka nisur gjimnazist. Kejdi është nënkryetare e ka nisur që 16 vjeç e kështu me radhë. Do të vijë koha që ne do na duhet të krijojmë breza politikanësh që nuk vijnë si konjuktura të momentit apo lidhje individualitetesh por vijnë si vlera me kontribute në politike, të rriten profesionalisht, të rriten politikisht sepse ajo që ne nuk duhet të harrojmë është që parlamenti është ai që harton ligje dhe  bën politika, qeveria është ajo që zbaton politikat dhe reformat për të cilat partitë politike angazhohen. Dhe sot ne jemi në një situatë tranzicioni ku politikanët nuk mbajnë përgjegjësi  për veprimet te tyre, mendojnë që njerëzit harrojnë, mendojnë që e kalojnë këtë gjë si e thatë dhe ju përpara që e thonë fëmijët që është asfalt elektoral. Por ne duhet të kthejmë një moment tjetër të politikës ku për atë që angazhohemi ta mbajmë fjalën.

Ashtu si LSI e ka mbajt fjalën me njerëzit e saj dhe i qëndron premtimeve të veta, ashtu ne do ta çojmë këtë traditë brez pas brezi në mënyrë të tillë që nëse ne kishim dikur një LSI që e mbante fjalën edhe Kejdi edhe Luisida apo dhe të rintjë dhe të rejat ta kuptojnë që nëse në politikë nuk e mban fjalën ajo të ndëshkon.

Prandaj dhe në 25 prill unë jam e bindur që qytetarët do ta ndëshkojnë me votë Edi Ramën se në 4 vite më përpara e donte tepsinë vetë, e donte timon vetë e donte çdo gjë vetë , tashmë që i mori çdo gjë vetë tregoi që është jo vetëm gënjeshtar por po e çon autobusin e Rilindjes drejt greminës. Ne kemi qenë frenues në të gjithë çmendurinë e Edi Ramës në 4 vitet e para të mandatit të mandatit 2013-2017 por kemi dhe përgjegjësinë tonë që nuk e vendosëm me kushtet e administrimit ku parlamenti është ai që kontrollon qeverinë dhe qeveria është ajo që iu shërben qytetarëve. Dhe ne këtë lloj standardi këtë lloj politike duhet ta kthejmë.

Unë besoj tek angazhimi juaj, i gjithë atyre mësuesve që janë përfshirë në listat e LSI. Besoj te angazhimi i të rinjve dhe të rejave që janë përfshirë në listat e LSI, duke filluar nga Kejdi dhe të të gjithë çunat e tjerë dhe jam e bindur që tek forca e LSI, tek familja, sepse LSI është një familje dhe siç është një familje që luftojnë të gjithë për mirëqenien e saj ta kthejmë Shqipërinë shtëpinë e Shqiptarëve sepse është sot më e domosdoshme se kurrë.

Sa e duan shqiptarët Shqipërinë nuk mund ta duan askush tjetër. Turista vijnë dhe ikin. Shqiptarët janë ata që punojnë këtu. Dhe kjo është tokë e shqiptarëve, tokë e gjyshërve, stërgjyshërve dhe do të jetë toka e fëmijëve të shqiptarëve sepse kjo është edhe trashëgimia dhe beteja jonë për të ardhmen. Për ta begatuar këtë vend që e ka begatuar Zoti. Ti ndëshkojmë ata që e shkretojnë Shqipërinë dhe e shpopullojnë atë. Dhe ti motivojmë të rinjtë dhe të rejat në mënyrë të tillë që tu japim shanse më shumë.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.