Kryetari i bashkisë Lezhë humb nënën, “ Nuk ja dolem nene! Ike dhe na le!”

02/01 9:22
Credits to Apollon TV
Kryetari i bashkisë Lezhë humb nënën, “ Nuk ja dolem nene! Ike dhe na le!”


Kryebashkiaku socialist i Lezhës, Pjerin Ndreu ka bërë të ditur lajmin e trishtë të humbjes së nënës së tij. Me anë të një postimi në rrjetet sociale ka bërë një njoftimin, duke vendosur një fjongo të zezë në foton e profilit të tij.

Mëngjesin e kësaj të shtune, kryebashkiaku socialist i Lezhës, Pjerin Ndreu, bëri me dije se ka humbur nënën e tij. Fillimisht ai postoi në “Facebook” një fjongo të zezë dhe më pas publikoi një fotografi ku shfaqej së bashku me nënën.



Postimi i Ndrrut:

Nuk ja dolem nene! Ike dhe na le! Na thyve zemrat😢. Gjithkush e do nenen e tij, dhe ne te deshem aq shume, per zemren tende te madhe qe tu semur e te mundoi aq shume. Ik e qete te babai, perqafoje se te ka marre malli, thuaji se na le si te deshi zemra! Lamtumire nene e dashur dhe e shtrejte!

Duke mirekuptuar gjithkend per situaten, pritja per nenen do behet tek Shtepia Funeraleve “Alba2000” prane Medresese, nga ora 14 e dites se sotme deri ne oren 11 te dites se neserme. Varrimi neser ne oren 12 ne Tufine!

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.