Kryesore Protesta e 6 dhjetorit, Berisha: Liderët e BE ta marrin si përshëndetje ndaj tyre

30/11 20:39
Credits to Apollon TV
Kryesore  Protesta e 6 dhjetorit, Berisha: Liderët e BE ta marrin si përshëndetje ndaj tyre

Opozita është e vendosur që të mos tërhiqet nga protesta e 6 dhjetorit para kryeministrisë, pavarësisht se është brenda perimetrit të sigurisë në kuadër të samitit të BE me Ballkanin Perëndimor.

Nga njësia 5 në Tiranë, kryetari i PD, Sali Berisha ka ftuar të gjithë qytetarët në protestën e 6 dhjetorit që mbahet në orën 12:00.

Berisha tha se liderët e BE duhet ta marrin protestën si përshëndetje ndaj tyre dhe që tregon se populli opozitar mbron vlerat e demokracisë.

“Po të marrim se pse ne do të jemi në datën 6 në protestë, unë ftoj liderët e BE-së që ta marrin këtë prani, si një përshëndetje dhe nderim ndaj tyre vlerave të tyre. Por kjo është vetëm një anë e medaljes.  Ne jemi në rrugë e në shesh për të protestuar kundër armikut të vlerave evropiane në Shqipëri, Edi Ramës dhe regjimit të tij. Këtu nuk fshehim asgjë, përkundrazi, ne dalim në datën 6 për të ju thënë liderëve të Europës, se ky nuk përfaqëson jo popullin opozitar, por as popullin shqiptar dhe ky është një armik i të gjitha vlerave themelore mbi të cilat është ndërtuar shoqëria. Është armik i votës së lirë të shqiptarëve, është një armik të drejtave të tyre, i identitetit, kulturës dhe pasurive të tyre publike, fondeve buxhetore dhe të ardhmes së tyre. Në tërë historinë të ardhmen e shqiptarëve nuk e ka vjedhur kush më barbarisht se Enver Hoxha dhe Edi Rama.  Dhe me 6 dhjetor, ai që i thotë vetes shqiptar, ai që e ndjen veten shqiptar nuk mund të jetë tjetër, veç në protestë, në protestë të fuqishme kundër Edi Ramës dhe klikës së tij në pushtet.  Në këtë kontekst, çdo demokrat e demokrate, e ka për detyrë më shumë se asnjëherë tjetër, të marrë çdo masë, të bëjë çdo përpjekje që të gjendet në orën 12:00 në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në një protestë të paparë ndonjëherë në historinë e Tiranës”,-tha Berisha.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.