Kryeministri Rama viziton Gjirokastrën dhe kantierin Kardhiq-Delvinë, banorët atje protestuan sot për rrugën

22/07 12:26
Credits to Apollon TV
Kryeministri Rama viziton Gjirokastrën dhe kantierin Kardhiq-Delvinë, banorët atje protestuan sot për rrugën

Kryeministri Rama do të jetë sot në Qarkun e Gjirokastrës. Kreu i Qeverisë shkon për hërë të parë në qarkun jugor pas zgjedhjeve të 25 prillit, ku Partia Socialiste fitoi dhe do të drejtojë vendin edhe për 4 vite të tjera.

Burime nga Kryeministria bëjnë me dije se, Rama do të ndalet fillimisht në Tepelenë, për të inspektuar nga afër punimet për zhvillimin e rrugëve dhe zonave rurale, të cilat i ka parë dhe më parë, para zgjedhjeve.

Ai do të ndalet dhe në kantierin e rrugës Kardhiq-Delvinë, ku më në fund ëshë hapur gjurma e tunelit të Skërficës. Sot, kjo rrugë është bllokuar për afro një orë nga banorët e Senicës pasi ata kërkojnë rrugën e fshatit.

Pjesë e axhendës së Edi Ramës, janë edhe inspektimi i punimeve në sheshin “Cerçiz Topulli” në Gjirokastër dhe investimi për rrjetin e ri të muzeumeve. Në fund të vizitës së tij në këtë Qark,  kryeministri do të drekojë në një bujtinë në fshatin Labovë e Kryqit, e mbështetur me fonde nga AZHBR.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.