Kryeministri Rama do të inspektojë sot vendin ku do te ndertohet Spitali Rajonal i Fierit

09/01 10:37
Credits to Apollon TV
Kryeministri Rama do të inspektojë sot vendin ku do te ndertohet Spitali Rajonal i Fierit

Gjatë vizitës dy ditore në Stamboll, kryeministri Rama mori premtimin e Presidnetit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan për të ndërtuar edhe spitalin e Fierit, shumë shpejt.

Kryeministri Rama nuk i kurseu batuatat dhe i vuri si afat të fundit 7 prillin e 2021, që projekti të ishte gati.

Rama: Nuk mund të vinim bast se bastet në Shqipëri janë të ndaluara (qesh) por që të ishte gati për tre muaj është një bast shumë i fort. Unë do e kisha humb me qejf këtë bast, por edhe shans për të fituar do kisha. Se kur vjen puna tek zbatimi poshtë si shqiptarët dhe turqit duan t’i shtysh vazhdimisht.

Erdogan: Asnjë merak, spitali do ketë edhe staf, infermierë, doktorë për të trajnuar stafin tuaj. Brenda një kohe të shkurtër Shqipëria do ta ketë në gjendje pune atë projekt. Ndërsa sa i përket Universitetit Teknologjik të Stambollit do kemi themelim të tij në Tiranë.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.