Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kujton ditën që shënon 30-vjetorin e rënies së komunizmit.

08/12 9:50
Credits to Apollon TV
Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kujton ditën që shënon 30-vjetorin e rënies së komunizmit.

Ai shkruan se 30 vite janë shumë në rrugën e një njeriu, por jo në rrugën e historisë së një vendi e sidomos kur kjo është koha e kalimit nga një diktaturë ekstreme, në një demokraci funksionale. Bashkangjitur me postimin, shefi i qeverisë publikon edhe një foto të 30 viteve më parë teksa mban një fjalim në Qytetin Studenti.

“30 VJET janë shumë në rrugën e një njeriu, por jo edhe aq në rrugën e historisë së një vendi e sidomos kur kjo është koha e kalimit nga një diktaturë ekstreme, në një demokraci funksionale. Bëhen plot 30 VJET sot nga dita, apo më saktë mbrëmja e daljes së studentëve në rrugën pa kthim të daljes prej diktaturës. Vite të jashtëzakonshme në jetën e shoqërisë sonë dhe një privilegj i jashtëzakonshëm të qenurit pjesë aktive e përpjekjeve përgjatë kësaj rruge, së bashku me nderin e madh të udhëheqjes së vendit në 7 vitet e fundit, pavarësisht thinjave të shtuara me një shpejtësi marramendëse në këto vite”, shkruan Rama.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.