Kryeministri Edi Rama, i dorëzon babait dhe vëllait të Arjan Salës, Dekoratën e Lartë “Dëshmor i Atdheut”

29/03 10:43
Credits to Apollon TV
Kryeministri Edi Rama, i dorëzon babait dhe vëllait të Arjan Salës, Dekoratën e Lartë “Dëshmor i Atdheut”

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka qenë për një vizitë ngushëllimi në familjen e 32-vjeçarit Arjan Sala, i cili humbi jetën nga zjarri në qendrën tregtare “Casa Italia”.

Pak më pas ka mbërritur edhe kryeministri Edi Rama, për t’u shprehur ngushëllimet familjes.

Sala është shpallur edhe “Dëshmor i Kombit”, për shkak të sakrificës që bëri për të shpëtuar punonjësit e magazinës nga flakët e zjarrit.

Pritet që Rama t’u dorëzojë certifikatën familjes së 32-vjeçarit.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.