
Kryeministri Edi Rama, Dr Najada Çomo dhe Dr Pellumb Pipero SAPO bënë vaksinën kundër koronavirusit (VIDEO)


Kryeministri Edi Rama është paraqitur në ambientet e stadiumit “Air Albania” për të bërë vaksinën anti-Covid.
Ai iu është përgjigjur pyetjeve që përmban formulari, përpara se të bëjë vaksinën.
Pasi ka plotësuar dhe firmosur formularin, Rama është pozicionuar për të bërë vaksinën, pas shefes së spitalit Infektiv, Najada Çomo.
Rama ka hequr xhaketën dhe ka bërë vaksinën në pak sekonda. Dozat e vaksinës anti-Covid janë të kompanisë Pfizer.
Më herët kryeministri Edi Rama tha në një konferenë për mediat, se një shtet mik, të cilin e mbajti sekret kishte dhuruar 975 vaksina kundër koronavirusit.
Më pas mediat zbuluan se Austria ishte vendi që i kishte dhuruar dozat e vaksinës për Shqipërinë.