Kryemadhi shmang Metën në qendrën e votimit, e lë me dorën ngritur

25/04 10:44
Credits to Apollon TV
Kryemadhi shmang Metën në qendrën e votimit, e lë me dorën ngritur

Pavarësisht se ishte lajmëruar se presidenti Ilir Meta do të votonte i pari në njësinë numër 5 tek kopshti 31, në fakt bashkëshortja e tij ka mbërritur më përpara për të votuar.

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka votuar në të njëjtën qendër votimi me Metën, ndërkohë që janë shkëmbyer me njëri-tjetrin jashtë qendrës së votimit.

Në videon e publikuar vihet re se ata janë shmangur për t’u takuar. Presidenti Meta ka ngritur dorën për të përshëndetur Kryemadhin, por ajo nuk ka bërë asnjë reagim dhe është larguar me shpejtësi.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.