Kronikë Aksident në Durrës, humb jetën një person

08/02 21:11
Credits to Apollon TV
Kronikë  Aksident në Durrës, humb jetën një person

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës.

Mësohet se në rrugën dytësore Plepa-Golem një qytetare që po kalonte rrugën është përplasur nga një makinë. Për shkak se përplasja ka qenë e fortë, gruaja ende e paidentifikuar rreth moshës 35 vjeçe, ka humbur jetën.

Policia bën me dije se automjeti që përplasi këmbësoren drejtohej nga shtetasi K. G., 24 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.