Kritikat për spitalin e Fierit, Rama publikon pamjet: Ja edhe hyrja e “stallës” që u verboi sytë e shthurri gojën e komentatorëve demokratikas këtu

03/04 12:48
Credits to Apollon TV

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pak më parë një video me pamje nga hyrja e spitalit Rajonal të Fierit.

Rama teksa ka publikuar pamjet e spitalit nuk ka kursyer edhe ironinë për demokratët. Ai shkruan “mos u mërzisni miq, Shqipëria nuk ndalet dhe kjo shumicë popullore që punon pa pushim, nuk ndalet; më e mira do bëhet edhe për ju demokratikasit”.

“Ja edhe hyrja e “stallës” që u verboi sytë e shthurri gojën komentatorëve të zjarrtë demokratikas këtu… Mos u mërzisni miq, Shqipëria nuk ndalet dhe kjo shumicë popullore që punon pa pushim, nuk ndalet; më e mira do bëhet edhe për ju demokratikasit, për familjet tuaja, për vendbanimin tuaj🙏 Dhe do ta bëjmë ne, me punë e me durim, jo me gjumë e me llafe nëpër gjumë” shkruan Rama në postimin e tij.

Kujtojmë që është thënë që spitali i Fierit do të hapet para zgjedhjeve të 25 prillit.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.